Nga lokalet tek kompanitë e tregtimit, kush është "i forti" i Shkodrës që ra në prangat e policisë

Aktualitet
Nga lokalet tek kompanitë e tregtimit, kush është "i

Pasditen e sotme u arrestua në Shkodër Bledar Cafi. 41-vjeçari do të ekstradohet në Itali ku akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Cafi nuk është një emër i panjohur për Shkodrën dhe drejtësinë shqiptare. Disa vite më parë ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri, ndërsa vjet OFL-ja i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kjo nuk e kishte penguar Cafin që të ngrinte së bashku me vëllanë disa biznese në Shkodër.

Vetë Bledar Cafi kanë në pronësi njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë, bar-kafe, kompani tregtimi peshku, etj.

Tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

ME TE LEXUARAT