"Ndragheta", Artan Hoxha zbulon të pathënat e biznesmenit italian: Gallo mbante 80 ora Rolex dhe...

Aktualitet
"Ndragheta", Artan Hoxha zbulon të pathënat e biznesmenit

Lidhur me skandalin e përgjimeve të Ndragetës, gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar përgjimet ku ka treguar detaje lidhur me sipërmarrësin kalabrez Antonio Gallo.

Sipas Hoxhës, bazuar në informacionet e Policisë italiane, Gallo mbante në Shqipëri të paktën 80 orë të llojeve Rolex që i përdorte për dhurata, duke shtuar edhe detaje lidhur me hyrjet e daljet e ‘bossëve’ të mafias italiane në Shqipëri.

“Gallo kishte 80 orë Rolex që i përdorte për dhurata. Vetëm ajo që i është gjetur “cash”… Gallo ka vite që vinte në Shqipëri, sidomos 3 vitet e fundit. Ka ardhur në Shqipëri.

Ka ardhur dhe ka arritur që të gjejë pikat e “presionit”. Ndragheta ka ardhur dhe më parë në Shqipëri, nuk është hera e parë. U gjetën njëherë projektet e hidrocentralit të Gomsiqes,”-tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT