Moti i keq, përmbytje në Vlorë e Durrës, dalin nga shtrati lumenjtë

Aktualitet

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit tonë.

Mësohet se lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një pjesë të pazarit në urën e Mifolit. Sipas të dhënave, niveli i lumit Vjosa ka arritur në 6.9 metra, ndërsa pika kritike është 7.3 metra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, për shkak të reshjeve ka pasur probleme dhe në qarkun e Durrësit. Sipas informacioneve, probleme me përmbytjet kanë pasur disa fshatra që përshkon lumi Erzen.

Sipas “Abc News”, aktualisht mbi 120 familje rezultojnë të izoluara dhe niveli i ujit kalon 1.5 metra nëpër banesa. Mbi 60 familje janë izoluar në fshatin Katund i ri, 30 në fshatin Erzen dhe 30 në Sukth.

Kujtojmë se pak ditë më parë, si pasojë e reshjeve të shiut u përmbytën disa zona në veri të vendit.

ME TE LEXUARAT