Misioni i ODIHR pritet nga Basha në selinë e PD, zbulohet axhenda e takimeve

Politikë
Misioni i ODIHR pritet nga Basha në selinë e PD, zbulohet axhenda e

Misioni i ODIHR i cili nisi sot takimet me partitë politike në Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, po zhvillon një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit e ODIHR janë pritur në takim nga kryedemokrati Lulzim Basha, përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso si edhe Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratik, Arben Kashahu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Delegacioni filloi sot takimet, fillimisht me PS, ndërsa pas PD do i drejtohet selisë së LSI. Mësohet se ditën e mërkurë ODIHR do të ketë takim me KQZ.

Po ashtu ky mision do të ketë takime edhe me shoqërinë civile apo partitë e tjera pasi do të qëndrojë 5 ditë për vlerësim në Tiranë.

ME TE LEXUARAT