"Më mirë martohu e bëj fëmijë", Albi Nako sqaron ofendimin: Kam 20 vite që e njoh, unë e futa në emision

Showbiz
"Më mirë martohu e bëj fëmijë", Albi Nako

Koreografi Albi Nako ka sqaruar sot për publikun arsyen pse ofendoi dje me komente seksiste, konkurrenten 40-vjeçare të emisionit “Just Dance”.

I ftuar në “Top Albania Radio”, Nako është shprehur sot se e gjitha ka qenë një situatë e inskenuar, për t’i dhënë më shumë famë Belës.

Ai shtoi se e njihte prej 20 vitesh, duke pohuar vetë edhe një konflikt interesi në program, ndërsa shtoi se dialogu që bëri xhiron e rrjetit ishte i shkruar si skript filmash.

“E vërteta është që unë dhe Bela kemi 20 vite njohje, Bela punon me mua dhe Akademinë e Dansit. Bela u fut në program nëpërmjet meje.

E vërteta është që e gjitha që u tha është një dialog i dakordësuar mes meje dhe Belës, për ti bërë një promo asaj vajze që s’ka patur mbështetje nga rrethi i artit.

Sigurisht është e faktuar, sepse përderisa kam krijuar një imazh të tillë në kaq vite karrierë, s’jam i lojtur të shkatërroj imazhin me një batutë. Pse çfarë i thashë unë Belës?

Ajo që një performancë e ndërtuar nga unë. I thashë që personazhi që ti solle është fiks si nga Planeti i Majmunëve. Majmuni është kafshë e dashur, po e ngacmove bëhet agresive.

E gjitha u mirëprit si reagim në spektakël por mua s’më vajti mendja se do të kishte një keqkuptim kaq të madh. Kur unë them ishte e stisur, ishte e stisur.

Kur unë me Belën thamë unë do të them kështu, ti do të thuash kështu. Duhet të themi diçka që tek publiku do të tingëllojë shëmtuar, që tek publiku të bëjë jehonë.”-sqaroi Nako.

Por çfarë ndodhi dje?

Konkurrentja Bela, mori pjesë dje në “Just Dance”, por performanca e saj nuk u prit mirë nga Albi Nako. Ai e ofendoi konkurrenten dhe deklarata bëri xhiron e rrjetit.

“Për mua është personazh tipik i atyre filmave si “Planeti i Majmunëve”. Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu.”- tha Albi, ndërsa sot pohoi se e gjitha ka qenë një lojë e stisur.

Ajo që është e paqartë është fakti, pse personazhe publik si Albi Nako duhet të japin mesazhe seksiste dhe diskriminuese në emisione që kanë për qëllim edukimin e të rinjve.

Video

ME TE LEXUARAT