Kush është i forti i Shkodrës i arrestuar sot nga policia

Aktualitet
Kush është i forti i Shkodrës i arrestuar sot nga policia

Bledar Cafi, 41-vjeç i arrestuar diten e sotme ne Shkoder do të ekstradohet në Itali ku akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Cafi është një emër i njohur për Shkodrën dhe drejtësinë shqiptare. Disa vite më parë ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri, ndërsa vjet OFL-ja i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kjo nuk e kishte penguar Cafin që të ngrinte së bashku me vëllanë disa biznese në Shkodër.

Vetë Bledar Cafi kanë në pronësi njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë, bar-kafe, kompani tregtimi peshku, etj.

Tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

ME TE LEXUARAT