Goditi mbi 500 pasuri krimi, OFL përfundon në Gjykatë Kushtetuese

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale pritet të përfundojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.
ReportTv ka mësuar se disa subjekte të prekura nga OFL nëpërmjet avokatëve të tyre do të depozitojnë paditë në Kushtetuese.
Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.
SPAK: Merrnin 1-3 mijë euro për çdo subjekt
OFL prej 31 dhjetor 2020 nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.