E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore

Showbiz
E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i muzikës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës qytetare fierake, Timo Lule.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili përmes një postimi në facebook, ka shprehur ngushëllimet për familjarët si dhe ka renditur pasurinë e madhe artistike që i ndjeri ka lënë pas.

Postimi i plotë: Kënga qytetare fierake ka humbur sot bilbilin dhe mjeshtrin e saj, Timo Lule!

Artisti në shpirt e karrierë të gjatë i dha jetë jo vetëm këngës, por edhe artit në Fier si drejtues artistik i shtëpisë së kulturës. Timo është ndarë fizikisht prej nesh, por ka lënë pas një pasuri të madhe artistike si në interpretim, ashtu dhe në përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale.

Libri i tij, “Fieri dhe Kënga”, botuar më 2009, është një tjetër dëshmi që do të transmetojë ndër breza, bashkë me studimin në fushën e folklorit muzikor e historisë, edhe emrin e bilbilit të këngës qytetare fierake, besnikut të traditës, Timo Lule.

Lamtumirë brilanti Timo! Ngushëllime familjes!

ME TE LEXUARAT