Dita e 15-të/ Marrin vaksinën stafet e anestezisë e reanimacioneve

Aktualitet
Dita e 15-të/ Marrin vaksinën stafet e anestezisë e

Në ditën e 15-të të vaksinimit në Shqipëri vijon procesi me të gjithë bluzat e bardh, mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Sot në stadiumin “Air Albania” radha i erdhi ekipit anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafeve të reanimacioneve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar fotot gjatë vaksinimit të tyre.

“Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve, në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm, janë sot më të mbrojtur pas kryerjes së vaksinës anti Covidnë Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministria.

ME TE LEXUARAT