Dëshmia në ’Pa Gjurmë’, 18-vjeçarja tropojane u rrëmbye nga laçianët! 20 vite pas zbulohen gjurmët

Aktualitet
Dëshmia në ’Pa Gjurmë’, 18-vjeçarja tropojane

Dritë shprese për 48-vjecaren nga Elbasani, e cila humbi kontaktet në vitin 2000. Pas mbërritjes së kësaj dëshmie për Luljeta Balla,’Pa gjurmë’ realizoi këtë të hënë një lidhje me skype me dëshmitaren Ada Driza. Ajo pretendon se është takuar me bashkëatdhetaren e saj, në një zyrë punësimi, në Ankona të Italisë, një vit e gjysëm më parë. Nëna e tre fëmijëve i kishte pohuar se prej 20 vitesh nuk kishte kontakte me familjarët në Shqipëri.

Dëshmitarja, Ada Driza:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kam më shumë se një vit e gjysëm, që e kam takuar. Kemi qenë duke mbajtur radhën tek një zyrë puniësimi. Më tha se ishte nga Korca dhe se ishte e martuar me një shtetas italian. Ajo më pohoi se kishte 20 vite pa ardhur në Shqipëri. Nuk ishte shumë e kënaqur dhe ishte një zonjë e trishtuar. Ishte shumë e dobët në fizik. Nga biseda që pata, më tha se nuk kishte fëmijë. Ajo më pyeti mua sa vite kisha pa ardhur në Shqipëri, ndërsa më pohoi se vetë po bënte 20 vite që nuk kishte kontakt. Kishte punuar si kamariere dhe kishte ardhur në zyrën e punësimit në Fermo, për të kërkuar punë, në Ankona. Ajo ishte përafërsisht 50 vjece. Ka shumë ngjashëri me foton në ekran. Është e njëjta, bjonde me flokë të rrallë.

Në një lidhje nga Greqia vajza e Luljetës, Leonora e cila ishte 10 vjece kur nëna u zhduk mbetet e shtangur nga ky informacion, por kërkoi t’i drejtohej me një pyetje dëshmitares:

Leonora Bami: Nga emocionet kam mbetur pa fjalë. Kam një pyetje për ju. A u prezantua ajo zonjë që takuat me emrin e saj?

Dëshmitarja, Ada Driza: Unë për emrin nuk e kam pyetur, por edhe nëse ma ka thënë nuk e mbaj mend këtë detaj. Edhe kur e pyeta për fëmijë, nuk më dha shumë detaje, por ma kaloi bisedën. 95 përqind është ajo.

Leonora Bami: Nuk kam fjalë në këto momente nga emocionet.

’Pa gjurmë’ e lidhi vajzën e Luljetës me dëshmitaren,të cilat vijuan komunikimin edhe pas transmetimit live, për të mësuar më shumë rreth këtij takimi të rëndësishëm në Ankona.

Pak muaj pasi u divorcua, 48-vjecarja u zhduk nga Korça pa lënë asnjë gjurmë, pasi takoi për herë të fundit fëmijët e vegjël. Pas zhdukjes së nënës, tre fëmijët u rritën nga babai i tyre, i cili mori rolin e të dy prindërve për ta.

Një tjetër informacion po aq rëndësishëm hedh dritë mbi fatin e vajzës nga Tropoja. Dyshohet se Majlinda Bucpapaj ka jetuar për tre vite nëItali, ku është mbajtur peng nga disa persona, pjesë e një grupi të struktuar kriminal, nga Laçi. Në një lidhje telefonike, dëshmitarja duke kërkuar të ruajë anonimatin sqaron se 41-vjecarja ka jetuar në Napoli nga 1997-2000.

Kam një shoqe të ngushtë që jeton që në 1997. Në 97 flitej për një Linda, Majlinda. Ka jetuar në Napoli nga 97 deri më vitin 2000. Më pas është larguar nga aty. Një shoqe ma tha se ajo është 100 përqind Majlinda. Linda tropojania, 1. 80 e gjatë dhe me flokët kacurrela të zeza. Në atë kohë kur ka jetuar në Napoli flitej se ajo shoqërohej me disa persona nga Laçi dhe mesa duket punonte për ta. Kam dëgjuar se ka jetuar disa vite edhe në Spanjë e më pas është kthyer sërish në Itali.

Vajza zeshkane me kacurrela, ra pre e një mentaliteti të vrazhdë në veri të vendit, ku ndarja nga burri ishte si një gjëmë për familjen. E përbuzur dhe pa përkrahje, mes dhunës barbare fillimisht nga bashkëshorti e më pas nga daja i saj, Majlinda Bucpapaj mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia, duke humbur gjurmët nga Tropojamë 12 qershor të vitit 1997. Kur nëna ndërroi jetë në një aksident automobilistik, familja e martoi me një djalë po nga i njëjti qytet. 6 muaj me radhë kjo vajzë ende pa mbushur 18 vjec, u përcudnua, u dhunua dhe u përbuz nga bashkëshorti.

Por guximi për t’i shpëtuar të gjithave e coi në një drejtim të paditur, drejtim nga i cili humbi gjurmët. Sot, Pranvera është në kërkim të motrës së saj, e cila i premtoi 23 vite më parë se do të kthehej një ditë. Ishte vit i mbrapshtë për shqiptarët kur vajza nga Tropoja pasi doli nga banesa e xhaxhait, u largua për t’i shpëtuar ’ferrit’ që po përjetonte./shqiptarja

ME TE LEXUARAT