Bëri sherr me bashkëshortin për Sinanin dhe Anën, flet gruaja: Mora thikën të vrisja veten

Aktualitet
Bëri sherr me bashkëshortin për Sinanin dhe Anën, flet

Para pak ditësh u njoftua për një ngjarje të pazakontë që kishte ndodhur në një familje në Tiranë. Një çift bashkëshortësh në kryeqytet janë grindur se cilin kanal televiziv të ndiqnin.

Gruaja dëshironte të shihte këngëtarin Sinan Hoxha, ndërsa i shoqi kishte shprehur 'simpati' për Anën.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Sherri ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.

Por debati është thelluar më tej kur i shoqi i ka bërë komplimente Anës, dhe kësaj here ka qenë gruaja që ka reaguar.

Më pas debati ka agravuar deri në dhunë fizike ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ditën e sotme dhe vetë gruaja që u përfshi në sherr me bashkëshortin.

Gjatë një emisioni televiziv, Liljana tha se i pëlqente muzika popullore dhe e donte televizionin te Sinan Hoxha, por jo se kishte një pëlqim ndaj tij, por bashkëshorti i saj Sajmiri nuk e kishte kuptuar dhe e kishte ofenduar si gjithmonë.

"Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai.

Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin. Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët."-tha ajo.

ME TE LEXUARAT