BE më në fund e gatshme për të ndihmuar Ballkanin: Do të dërgojmë vaksina anti-Covid

Bota
BE më në fund e gatshme për të ndihmuar Ballkanin: Do

Situata epidemiologjike e Covid-19 në Europë dhe shpërndarja e vaksinave ka qenë një nga temat e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian të hënën në Bruksel.

Gjatë diskutimit të tyre, ministrat e jashtëm kanë nxjerrë në pah nevojën e shpërndarjes së vaksinës në vendet e treta, duke përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, Josep Borrel në konferencën përmbyllëse për shtyp të takimit.

Borrel është shprehur se Bashkimi Europian mbështet një shpërndarje të drejtë të vaksinës në vendet e treta jo vetëm për çështje solidariteti global, por për çështje të interesit të sigurisë së shëndetit europian.

Borrel ka nënvizuar, se asnjë nuk do jetë i sigurtë derisa të gjithë të jenë të sigurtë. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë shprehur gatishmërinë për të shpërndarë vaksinat me vendet e treta, si ato të Ballkanit Perëndimor.

Por pengesa aktuale është vonesa që hasin këto shtete lidhur me vaksinimin e qytetarëve të tyre, si dhe vonesat e shkaktuara nga firmat farmaceutike.

Një shembull i fundit i kësaj vonese është ai i firmës farmaceutike franceze, AstraZeneca, që ka informuar Komisionin Europian se ka vonesa gjatë tre muajve të parë të këtij viti në shpërndarjen e vaksinës.

Lidhur me këtë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka nënvizuar se firma farmaceutike duhet të respektojë angazhimin në kontratën e përshpejtimit të shpërndarjes së vaksinave, për të cilat Komisioni Europian ka paguar një shumë të konsiderueshme.

ME TE LEXUARAT