Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe futet në stacionin e urbanit
Lajmifundit
/
25 Janar 2021, 17:51
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në stacionin e urbanit.
Deri më tani nga kjo përplasje raportohen vetëm dëme materiale. Nga fotot e siguruara copat e xhamit janë përhapur në të gjithë trotuarin.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që ky automjet të humbasë kontrollin duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve që presin autobusin.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250