Aksident në aksin Memaliaj-Tepelenë, plagoset një person! Makina bëhet copë copë
Lajmifundit
/
25 Janar 2021, 12:28
Aktualitet

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e kësaj të hëne në aksin Memaliaj-Tepelenë.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë është plagosur një person.
Ai është nisur drejt spitalit të Gjirokastrës ku do të marrë kujdesin shëndetësor.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Report Tv sjell pamje nga makinat e përfshira në këtë aksident ku njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta.