Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën efektivi i policisë

Aktualitet
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën efektivi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot ne mbrëmje në Vlorë.

Dy makina janë përplasur në rrugën transballkanike, duke shkaktuar vdekjen e një personi. Viktima është punonjës policie, 56 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT