Rrëzohet avioni, humbin jetën gjithë ekipi i futbollit

Bota

Një episod tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku avioni, i cili po dërgonte ekipin brazilian të Palmas për në Goiania, eshte rrezuar.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë katër futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noe, Ranule dhe Marcus Molinari; presidenti i klubit Lucas Meira dhe piloti Wagner. Avioni u ngrit vetëm 500 metra dhe më pas u rrëzua, raporton CNN.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipi do të udhëtonte për në Goiania, ku do të përballej me ekipin Vila Nova ditën e hënë. Departamenti i Zjarrfikësve mbërriti me urgjencë në vendin e ngjarjes, por aksidenti shkaktoi pasoja të rënda.

Në një deklaratë nga ekipi i futbollit, njoftohet lajmi i hidhur.

“Ekipi i Palmas me anë të kësaj informon se rreth orës 8:15 të mëngjesit të kësaj të Dielë, 24 janar, ndodhi një aksident ajror që përfshiu edhe presidentin e klubit Lucas Meira, kur ai po udhëtonte për Goiania, për ndeshjen midis Vila Nova dhe Palmas të hënën, 25 për Kupën e Gjelbër”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i futbollit Palmas u themelua në vitin 1997 dhe aktualisht garon në serinë D të Kampionatit Brazilian.

ME TE LEXUARAT