Rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, vështirësohet kalimi

Aktualitet
Rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan-Librazhd,

Rruga Librazhd-Elbasan, afër Murashit është bërë i vështirë për tu kaluar si shkak i rëshqitjeve të dherave si pasojë e reshjeve të shiut, një zonë problematike sa herë që ka shi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po punohet për ta rikthyer qarkullimin në normalitet, teksa apelon drejtuesit që të ecin me kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.

Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet.

Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, njofton ARRSH.

Probleme ka pasur edhe në aksin Leskovik - Pobickë në bashkine e Kolonjës, po për shkak të rrëshqitjes së dherave, por situata u kthue në normalitet brenda pak minutash.

ME TE LEXUARAT