Përgjimet e 'Ndraghetës' ku përmendet dhe Meta, SPAK: Të hënën kontaktojmë me autoritetet italiane

Aktualitet
Përgjimet e 'Ndraghetës' ku përmendet dhe Meta, SPAK:

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta', ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK shprehet së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë. SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Dy ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'. Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në 'Ndrangheta' kishin në Shqipëri, ku u përmend edhe emri i Presidentit Ilir Meta apo edhe i ish këshilltarit të tij Ilir Kulla. 'Princi' i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta. Në përgjimet e antimafias ky episod nuk është i vetmi ku përmendet kreu i Shtetit, Ilir Meta. Në përgjimet e publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta", në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën "Princi" dhe Ercolle D'Alessandro, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.

Antonio Gallo prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në Tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin, i hetuar nga autoritetet italiane.GalloAlbania rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Antonoi Gallos 50 me 50 % me objekt “Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës”. E pikërisht këtë biznes Henrik Baçi rezulton se e ka fituar pasi Saverio Brutto djali i politikanit Kalabrez Tomaso Brutto ja ka dhuruar pas krijimit të aktivitetit në Shqipëri.

Shqiptarja tjetër ndaj të cilës ka një masë sigurie hetim me masën detyrim paraqitje është Odeta Hasaj. Ndër përgjimet e siguruara nga ReportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidh të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në Shqipëri një ministër mund të korruptohet apo joshet.

ME TE LEXUARAT