Pas dy javësh nën tokë, nxirren gjallë 11 minatorë në Kinë

Bota
Pas dy javësh nën tokë, nxirren gjallë 11 minatorë

Pikërisht atëherë kur shpresat po shuheshin, ekipet e shpëtimit në Kinë arritën të nxjerrin gjallë 11 minatorë të bllokuar nën tokë prej dy javësh.

Një shpërthim në datën 10 janar në provicën Shandong, bëri që 22 punëtorë të minierës së arit, Huashan të mbeteshin rreth 600 metra nën tokë. Të paktën njëri humbi jetën, ndërsa për fatin e 10 të tjerëve aktualisht nuk dihet asgjë. Pamjet televizive treguan minatorin e parë duke dalë në sipërfaqe me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori është jashtëzakonisht i dobët. Punonjësit e shpëtimit e mbuluan me batanije dhe e dërguan menjëherë në spital. Pas tij, u ngritën në sipërfaqe njëri pas tjetrit edhe 10 minatorë të tjerë. Nuk dihet nëse të njëjtën fat do të kenë edhe 10 minatorët e mbetur nën tokë, pasi sipas zyrtarëve kinezë do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, në mënyrë që të arrihet në vendin ku dyshohet se kanë mbetur ata. ashtu që të arrihet deri te bllokada e 10 minatorëve të mbetur. Minierat e Kinës konsiderohen ndër më vdekjeprurëset në botë. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, gjatë vitit të kaluar në minierat kineze janë regjistruar 573 viktima.

ME TE LEXUARAT