Numri i banorëve në Britani po bie në mënyrë dramatike, kjo është arsyeja

Bota
Numri i banorëve në Britani po bie në mënyrë dramatike,

Numri i banorëve të Britanisë së Madhe po bie në mënyrë dramatike. Kjo është rënia më e madhe e popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas një studimi të Qendrës së Statistikave Ekonomike në Londër shkaku për këtë “eksod të pashembullt” është kriza e koronës, prej së cilës qindra-mijëra të huaj që kanë kanë humbur punën, po kthehen në vendet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Londra, ku një ndër pesë banorë është i huaj, është prekur veçanërisht prej largimit të të huajve. Popullsia e kryeqytetit ka rënë me 700,000 vetë. Kurse në të gjithë vendin shifra është më shumë se 1.3 milion vetë.

Shkak tjetër për rënien e popullsisë është edhe Brexiti dhe ligjet më të rrepta për migracionin. Shumë industri kanë frikë për punëtorët e kualifikuar.

Rënie edhe të numrit të lindjeve

Në Britaninë e Madhe pritet gjithashtu që në vitin 2021 të ketë edhe një rënie të numrit të lindjeve, sepse shumë çifte ndjehen të pasigurt për shkak të perspektivave jo të mira për punësim për shkak të pandemisë.

Türkei Coronvirus Dr. Feriha Oz-Krankenhaus

Sipas Shoqatës së Auditimit dhe të Këshillimit PwC Në Britaninë e Madhe pritet niveli më i ulët i lindjeve që nga viti 1900.

ME TE LEXUARAT