Mori flakë në rrugë, si u dogj makina në Fier
Lajmifundit
/
24 Janar 2021, 20:11
Aktualitet

Një automjet është shkrumbuar këtë të diel në Fier. Makina tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale A.K., ka marrë flakë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.