Ministrja Kushi në ditën ndërkombëtare të Arsimit: Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social

Aktualitet
Ministrja Kushi në ditën ndërkombëtare të Arsimit:

Sot shënohet dita ndërkombëtare e arsimit. Ministrja Evis Kushi ka zgjedhur të urojë këtë ditë të shënuar nga OKB, nëpërmjet një videoje ku shfaqen mesazhet e saj, të nxënësve e stafit shkollor gjithashtu.

“Arsimi është çelësi kyç për çdo të ri për zhvillimin e potencialit të tij” – shprehet një mësuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kur të rritem dua të bëhem doktor”

“Unë në të ardhmen dua të bëhem artiste”

“Unë dua të bëhem aktor” – shprehen disa prej nxënësve.

“Të gjithë sëbashku le t’i japim më shumë prioritet arsimit si një e mirë publike. Sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona. Redukton pabarazinë dhe është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Gëzuar ditën ndërkombëtare të arsimit” – tha së fundmi Kushi.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si "Ditë Ndërkombëtare të Arsimit" duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se "Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive".

ME TE LEXUARAT