Makina merr flakë në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi

Aktualitet
Makina merr flakë në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në dalje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës”.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës të së dielës kur drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” vuri re tymin që po dilte nga makina. Ai doli menjëherë jashtë dhe shpëtoi mrekullisht nga flakët që dogjën makinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekspertët thonë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe zjarrfikësja, e cila bëri të mundur fikjen e zjarrit.

ME TE LEXUARAT