Iku nga LSI tek PS, deputetja i përgjigjet Tavos: Je “pelivan” i një kohe të mbaruar

Politikë
Iku nga LSI tek PS, deputetja i përgjigjet Tavos: Je “pelivan”

Deputetja Ediola Braha u largua nga LSI-së dhe vendosi që të zyrtarizonte kalimin te PS-ja. Ky veprim i saj shkaktoi kritika nga zyrtaret e LSI, nderkohe qe ndaj komenteve ajo ka reaguar dhe vecanerisht pas ironisë së ish-deputetit Vangjel Tavo.

“I fundit dhe i vjeteruari Tavo, i mbeturi ne karriken politike te kalbur, reagoi pse une kalova me PS. Por duke qene logjikisht i ceket, i drejtohet ministrit Çuçi, drejtuesit politik te qarkut te Gjirokastres se e paska ditur dy vjet me parë qe une kam qene në perkatesine time politike si socialiste.

Kjo eshte nje e vertete qe pohohet padashur nga i fundit minoritar në politiken e vjeter qe here eshte opozitar dhe nje sy e ka tek pushteti dhe ne gjysem te mandatit mendon se duhet te beje pirueten per rikthim tek nje pozicionim me leverdi.

Zoteri, une mbeta ne Parlament se dua nje Shqiperi normale jo atë te tranzicionit qe keni ne mendje dhe ne ndergjegje ju te vjeteruarit.

Une ripercaktohem aty ku e pohon vete, sepse jam besnike e ndergjegjes qe trashëgoj dhe kam. Ndersa ju jeni siç thote i madhi Dritero, “ pelivane” te nje kohe e kapitulli, pa stine dhe te mbaruar” shkruan deputetja.

Prezantimi i deputetes u bë sot në Tepelenë nga Bledi Çuçi, drejtues politik i PS-së në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa Vangjel Tavo tha se ajo prej dy vitesh ka qenë e socialistëve, pasi votonte cdo ligj të qeverisë

ME TE LEXUARAT