Dhunoi të ëmën duke e goditur me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Aktualitet
Dhunoi të ëmën duke e goditur me dru, arrestohet

Një 41-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se L.Xh. ishte duke i rrezikuar jetën të ëmës në banesën e tij, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka neutralizuar dhe vënë në pranga 41-vjeçarin.

Këtij të fundit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thikë.  L.Xh. e ka dhunuar nënën e tij duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

ME TE LEXUARAT