Detaje nga vdekja e ish-ministrit grek, doli për peshkim, u gjet i goditur në kokë

Bota
Detaje nga vdekja e ish-ministrit grek, doli për peshkim, u gjet i goditur

Mediat ne Greqi raportojnë detaje të reja nga vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis. Ai kishte shkuar në fundjavë për pushime në vilën e tij në Eretria teksa mori varkën dhe doli për peshkim.

Pasi u vonua, gruaja e tij njoftoi autoritetet dhe fillimisht u gjet varka me motor, por pa ish-ministrin në të.

Duket se ai ka rënë nga varka, dhe helika i ka goditur kokën duke e lënë të vdekur. Po ashtu bëhet me dije se Valyrakisit iu gjet një gisht i prerë në dorën e majtë.

Enigmë mbetet vetëm se si ra ish-ministri nga varka, dhe për këtë po hetohet në dy pista. Ose Valyrakis rrëshqiti nga varka, ose u përplas me një varkë tjetër dhe ra.

ME TE LEXUARAT