Atentat mafioz në Durrës, kush është i riu me dy emra që u vra në pritë

Aktualitet
Atentat mafioz në Durrës, kush është i riu me dy emra

Nuk ka qene nje vrasje per sherr banal. Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi u qëllua me breshëri kallashnikovi ne Durres pasditen e sotme.

32-vjeçari mesohet se eshte kapur dy plumba në kokë dhe në gjoks.

Autoret e qëlluan sapo zbriti nga makina e tij tip “Benz”. Autori nuk zbriti, por e qëlloi nga brenda makinës.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet nëse viktima është me precedent penal dhe cilat ishin shkaqet, që sollën vrasjen e tij.

Vrasja

32-vjeçari Jetmir Bregu që ndërroi jetë këtë të diel pas një konflikti me armë zjarri në Durrës, kishte dy identitete. Mësohet se ai e kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin në Ilir Kuçi.

Viktima humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, ku pas një konflikti të çastit, Jetmir Bregu u qellua me breshëri nga një person ende i paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm forca të shumta policie, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve.

Po ashtu, uniformat blu kanë shoqeruar edhe disa persona që ishin në vendngjarje kur ndodhi vrasja.

ME TE LEXUARAT