Aleati i Trump, Boris Johnson do të bashkëpunojë me Biden

Bota
Aleati i Trump, Boris Johnson do të bashkëpunojë me Biden

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i njohur si aleat i ish presidentit republikan Donald Trump, u zotua së bashku me shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden të thellojnë lidhjet mes dy vendeve dhe të bashkëpunojnë për luftimin e ndryshimeve klimatike

Në bisedën e tyre të parë telefonike që kur Biden mori zyrtarisht postin, shefi I ekzekutivtit britanik e përgëzoi për detyrën ndërsa ka shprehur gadishmërinë për thellimin e aleancës mes dy kombeve.

Telefonata vjen vetëm një ditë pasi Biden komunikoi kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, lideri I parë I huaj me të cilin foli pas inaugurimit më 20 janar. Më vonë, ai pati një bisedë edhe me presidentin e Meksikës, Andrés Manuel López Obrador. Në diskutimin e tij me Johnson sakaq thuhet të jetë përmendur një marrëveshje e mundshme tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.

Johnson “ka theksuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare ekzistenciale sa më shpejt që është e mundur”, nenvizohet në deklaratë. Mbretëria e Bashkuar e ka rikthyer kontrollin e politikave për tregti kombëtare këtë muaj, pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, e një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet më i madh për Johnsonin sesa për Bidenin.

ME TE LEXUARAT