Aksident në Fushë Krujë-Laç, përplasen 3 makina, një i vdekur, arrestohen dy persona

Aktualitet
Aksident në Fushë Krujë-Laç, përplasen 3 makina,

Aksident në aksin Fushë Krujë – Laç, përplasen 3 mjete, ndërron jetë një 46-vjeçar! Në pranga dy persona

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip "Toyota", është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford", A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT