Aksident në Elbasan, plagosen tre persona

Aktualitet
Aksident në Elbasan, plagosen tre persona

Një aksident me pasoje plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja mesohet se ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem.

Në aksident janë përfshirë një “Benz” me drejtues V. R., 37 vjeç banues në Cërrik me një “Land Rover” me drejtues K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë. Dy nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, njëri rëndë.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i policise:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip "Land Rover", me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT