“Zgjidh, do të të vras, apo të të përdhunoj”, tmerri që kalojnë gratë në zonat e luftës

Bota
“Zgjidh, do të të vras, apo të të

Shume gra po vuajnë pasoja të rënda nga konflikti i armatosur në rajonin Tigray të Etiopisë.

Ushtarët ushtrojnë dhunë barbare, ndërsa “Retures” ka sjellë historinë e dhimbshme të një 25-vjeçareje.

Ajo punon si shitëse kafeje në kampin e refugjatëve Hamadalet në Sudan, pasi u arratis, ndërsa tha se një ushtar i kishte vënë asaj armën në kokë dhe i kishte thënë: “Zgjidh, do të të vras, apo të të përdhunoj”.

Mjeku që e trajtoi atë në kamp tha se ajo kishte shkuar në një gjendje mjaft të rëndë dhe se kishte marrë pilula për të ndaluar një shtazani dhe sëmundjet infektive.

“Ai më vendois armën në kokë dhe më përdhunoi, unë e pyeta nëse kishte prezervativ, ndërsa ai mu përgjigj ‘pse paskam nevojë për prezervativ’?”-tha ajo.

Edhe më shqetësues është fakti se shumë njerëz detyrohen të përdhunojnë të afërmit e tyre, apo të bëjnë marrëdhënie seksuale, në këmbim të furnizimeve themelore.

Pavarësisht dëshmive të rënda, autoritete etiopiane kanë mohuar abuzimet, duke drejtuar gishtin në drejtim të Frontit të Çlirimit të Popullit Tigary, ish-partia në pushtet e rajonit.

Gratë dhe vajzat në kampe refugjatësh brenda Etiopisë duket se kanë qenë veçanërisht të shënjestruara.

ME TE LEXUARAT