Vuante nga depresioni, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e Ulzës

Aktualitet
Vuante nga depresioni, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e

Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.

ME TE LEXUARAT