Vrau një grek në vitin 1993, arrestohet në Belgjikë 51-vjeçari i shumëkërkuar
Një 51-vjeçar është arrestuar nga Belgjika me qëllim ekstradimi në vendin tonë për një vrasje të kryer në vitin 1993. Shtetasi Muhamet Belba është dënuar me 22 vjet për veprën penale "Vjedhje me armë me pasojë vdekjen" nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Interpol Tirana
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.
Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.