Ushqimet që reduktojnë stresin

Soft

A e dini se ajo që zgjedhim të hamë mund të ndihmojë në uljen e stresit, duke na lejuar të marrim në frerë shëndetin tonë mendor e ta përmirësojmë atë?

Duhet të shtoni me patjetër ne dietën tuaj peshkun dhe prodhimet e detit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Provoni acuget, sardele, salmon dhe troftën. Këto ushqime janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 që shkatërrojnë stresin, të njohura si DHA, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Konsumimi i sasive të larta të këtyre acideve yndyrore në peshk mund të ndihmojë në mbrojtjen e nesh edhe nga depresioni, sipas hulumtimeve nga shumë dietolog.

Keni nevojë për disa ide përveç salmonit të pjekur në skarë? Provoni një sallatë Cezar me një uthull dhe acuge, sushi ose sallatë me ton.

Konsumoni më shumë vitaminë C

Ushqimet kryesore me përmbajtje të tillë janë: specat e kuq dhe jeshil, portokalli, qitro dhe kivi. Të gjithë këto produkte janë të pasura me vitaminë C, e cila në doza të larta ka efekte antidepresive dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, gjithashtu mund të jetë e dobishme në trajtimin e çrregullimeve të lidhura me stresin. Kërkime të tjera kanë zbuluar se vitamina C mund të ndihmojë në uljen e ankthit tek nxënësit e studentët në jetën e tyre të përditëshme.

Për të rritur dozëne e vitaminës C në ditën tuaj, sygjerohet të përfshini një ushqim të pasur me vitaminë C të paktën në një vakt. Për të dale nga rutina mund të provoni: kivi të zhytur në çokollatë të zezë ose kek me portokall!

Besojini çajit si pija juaj magjike

Çajrat jeshilë, të zi dhe të bardhë janë të pasura me theaninë, një aminoacid që ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe nxitjen e ndjenjave të qeta.

Këto çajra janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ në trup, i cili ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet.Çaji i zi në veçanti është studiuar për rolin e tij në rikuperimin e stresit dhe uljen e niveleve të kortizolit.

Gjithashtu është tepër e rëndësishme të mos rrini tepër gjatë pa ngrënë.

Duke vepruar kështu mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak, i cili mund të ju bëjë të ndiheni më nervoz se zakonisht dhe të përkeqësoni stresin pa e kuptuar sepse.

 

ME TE LEXUARAT