U kapën duke transportuar 13 emigrantë, "Perimetri" vë në pranga dy trafikantët

Aktualitet
U kapën duke transportuar 13 emigrantë, "Perimetri" vë

Dy persona janë arrestuar në Korçë, në kuadër të operacionit “Perimetri” pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT