Tentoi të fuste sende të ndaluara në burg, arrestohet 30-vjeçari nga Fushë-Kruja

Aktualitet
Tentoi të fuste sende të ndaluara në burg, arrestohet

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi që të fuste sende të ndaluara në burg.

Bëhet fjalë për shtetasin Julian Hazizaj, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT