Tenderi 1.5 milionë euro për ushqimet, Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK

Politikë
Tenderi 1.5 milionë euro për ushqimet, Olta Xhaçka merret

Ish ministria e Mbrojtjes është marrë në pyetje nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ish ministren përsa i përket një tenderi me vlerë 1.5 milion euro për ushqimet.

Mësohet se ish ministrja është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut në lidhje me këtë tender rreth një muaj e gjysmë më parë. Kallëzimi nga Partia Demokratike u depozitua në SPAK në muajin prill.

Pas regjistrimit të këtij kallëzimi, në fillim të muajit dhjetor të vitit që sapo lamë pas prokurori i kësaj çështje ka thirrur në SPAK Ministren e Mbrojtjes. Sipas PD-së, MM dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”.

Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila para se të fitonte këtë tender kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Gjithashtu PD akuzoi në atë kohë se tenderi u fitua pa garë.

Aktualisht ky hetim mbetet ende i hapur. Ndërkohë, institucioni i akuzës ka marrë në pyetje për këtë çështje edhe ushtarakë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe përfaqësues të kompanisë fituese. Ndërkohë sipas burimeve mësohet se SPAK deri me tani nuk ka gjetur elementë të veprës penale.

Ish Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përveç tenderave të ushqimeve është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posçme për tenderat e materialeve mbrojtëse ndaj COVID për ushtrinë. Gjithashtu një tjetër kallëzim ndaj saj u regjistrua në SPAK vetëm dy muaj më parë.

Partia Demokratike referoi në SPAK gjashtë vepra penale, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Ndërkohë që në muajin dhjetor, PD depozitoi një tjetër kallëzim ndaj Xhaçkës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas PD-së, Xhaçka ka shfrytëzuar helikopterët e ushtrisë për qëllime elektorale.

ME TE LEXUARAT