Skandali në Itali, shefat e ambulancave marrin vaksina anti Covid për miqtë dhe familjarët

Bota
Skandali në Itali, shefat e ambulancave marrin vaksina anti Covid për

Në qytetin italian Raguza, ka shpërthyer një skandal – pasi që disa prej shefave të ambulancave lokale u kanë mundësuar familjarëve, miqve e madje edhe politikanëve lokalë, të marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe atë duke mos pritur në radhë, shkruan Ansa.

E pas raportimit të mediave, kanë filluar hetimet që kanë konstatuar se duke mos respektuar radhën janë vaksinuar të gjithë anëtarët e disa prej shefave, mjekëve, miqve, bashkëshorteve, bijave dhe disa zyrtarëve lokalë, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre janë mbrojtur me arsyetimin se janë vaksinuar për të mos u hedhur përmbajtja e ampulës së vaksinë që tashmë ishte hapur.

“Me sa duket ka pasur një lloj organizimi. Shkelësit e ligjit do të përgjigjen para komisionit disiplinor por aty kanë punë edhe gjykatat”, ka thënë drejtori i shëndetësisë së këtij qytetit Angelo Alikvo.

ME TE LEXUARAT