Rikthehen reshjet e borës, probleme në disa akse në Juglindje

Aktualitet
Rikthehen reshjet e borës, probleme në disa akse në Juglindje

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, kryesisht në zonat malore.

Probleme paraqiten në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, aty ku trashësia ka shkuar deri në 10 cm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Probleme ka dhe në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë dhe Voskopojë-Lekas.

Trashësia e borës në Voskopojë ka shkuar deri 10 cm, por nuk paraqiten probleme në rrugën që lidh fshatin turistik me qytetin e Korçës.

Në disa fshatra të zonave malore ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës pa qenë të pajisur me zinxhirë.

ME TE LEXUARAT