Përgjimet e "Ndraghetas", reagon Veliaj: Do dëgjoni çudira, do thonë se kam qenë shok çerdhe me Eskobarin

Politikë
Përgjimet e "Ndraghetas", reagon Veliaj: Do dëgjoni

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për përgjimet e “Ndraghetas” në Itali.

Nga Sinaballaj në Rrogozhinë, Veliaj komentoi shkurt duke thënë “se nuk çuditet edhe nëse do ta bënin shok edhe me Eskobarin”.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj çudirash”, tha Veliaj.

50 të arrestuar për një mashtrim me vlerë 250 milionë euro. Dosja e bujshme e hapur nga antimafia italiane ka “peshkuar” edhe dy shqiptarë, një burrë dhe një grua për lidhje me klanin mafioz “Ndragheta”.

Në disa përgjime, të publikuara nga media italiane “Il Gazzettino”, thuhet se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhej edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio 9të gjithë të përfshirë).

“Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet,”- është shprehur Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me to.

Në përgjimet e klanit italiane përmenden edhe presidenti Meta, një ministër i qeverisë dhe kryebashkiaku i Tiranës. Aty flitet për takime të mundshme që mund të bëhen për ndikim në vendimarrje dhe marrjen e një lejeje ndërtimi.

ME TE LEXUARAT