Përgjimet e "Ndraghetas", reagon Meta: Shqipëria të hetojë pastrimin e parave

Politikë
Përgjimet e "Ndraghetas", reagon Meta: Shqipëria të

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta” ku përmenden edhe disa zyrtarë shqiptarë.

Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.

Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona

Meta u pyet edhe në lidhje me vendimin e Ministrisë së Jashtme për të shpallur non grata një diplomat rus por nuk preferoi të komentojë. “Nuk kam asnjë komet dhe besoj se ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim”, tha Meta.

Ku përmendet Meta në dosjen “Ndragheta”? Sipas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane emri i kreut të shtetit shqiptar është përmendur në një bisedë të bërë paraditen e datës 28 Tetor të vitit 2017, e cila zgjat për më shumë se 5 minuta.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm.

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Vërtetë

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

ME TE LEXUARAT