Pas "Air Albania", edhe “Old Trafford” shndërrohet në qendër vaksinimi

Bota
Pas "Air Albania", edhe “Old Trafford” shndërrohet

Në fillim të këtij muaji nisi vaksinimi i mjekëve të spitaleve Covid-19 në vendin tonë dhe qeveria, si asnjë tjetër më parë, vendosi ta bëjë këtë në stadiumin më të madh dhe modern në vend, “Air Albania”.

Por nga sot stadiumi ynë kombëtar nuk është i vetmi, që do përdoret në ndihmë të fushatës së vaksinimit kundër pandemisë. Pronarët e Manchester United në Angli kanë vendosur të hapin dyert e katër sallave në stadiumin e tyre dhe t’i vendosin në dispozicion të ambulancës së St John.

Mijëra vullnetarë në funksione të ndryshme do të trajnohen në ambientet e stadiumit për të qenë gati për fushatën e madhe në Mbretërinë e Bashkuar për vaksinimin e të gjithë popullatës kundër Covid-19.

ME TE LEXUARAT