Organizoi festë në kohë pandemie, gjobë të majme për pronarin e lokalit në Fier

Aktualitet
Organizoi festë në kohë pandemie, gjobë të majme

Pronari i një lokali në Fier është gjobitur pasi ka shkelur Aktin Normativ, në kuadër të masave të pandemisë.

Sipas bluve të Fierit shërbimet e Komisariatit të Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000.000 lekë, shtetasin E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv në kundërshtim me Aktin Normativ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Fierit për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 3.000.000 lekë, një subjekt në Fier (Lounge Bar) pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000.000 lekë, shtetasin E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

ME TE LEXUARAT