Moti i keq, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës
Është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit në portin e Vloës, për 48 orët e ardhshme. Shkak për pezullimin është bërë përkeqësimi i motit dhe parashikimet për orët në vijim.
Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i plotë:
Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimi dhe anijeve të peshkimit. Në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;
dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!
Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jete ne datën 26.01.2021 ora 06:00.