Ministrja Xhaçka apel emigrantëve: Regjistrohuni në e-Albania për saktësimin e adresave

Politikë
Ministrja Xhaçka apel emigrantëve: Regjistrohuni në e-Albania

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-Albania për të saktësuar adresat e tyre.

Në një postim në “Facebook” Xhaçka shkruan se procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar dhe thjeshtuar dhe kjo gjë shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, është prioriteti kryesor i punës time si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

✅E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar.

?Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.

↪️Lehtësimi i procedurave të tilla ju shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.

Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën ?https://e-albania.al. Shikoni hapat që duhet të ndiqni?

#UnëURegjistrova?”, shkruan ministrja Xhaçka.

ME TE LEXUARAT