Mijëra qytetarë mësyjnë rrugëve të Athinës, ndërhyn policia
Lajmifundit
/
23 Janar 2021, 13:43
Kosovë&Rajon
Mijëra njerëz kanë mbushur sot rrugët kryesore të Athinës dhe dyqanet për shkak të uljeve të sezozit të dimrit.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e pazakonta të njerëzve që janë dyndur në rrugë, ndërsa situata bëhet e rrezikshme për shkak të virusit.
Policia është munduar të vendosë rregull dhe t’i detyrojë qytetarët të mbajnë distancën edhe pse duhet se ka qenë e pamundur.
Radhë dhe grumbullime janë krijuar kryesisht në dyqanet e mëdha të kryeqytetit grek.