Më pak drogë nga Shqipëria, policia greke shkatërron lëndët narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2020

Kosovë&Rajon
Më pak drogë nga Shqipëria, policia greke shkatërron

Departamenti i anti-drogës në policinë greke,ka shkatërruar sasitë e drogës se sekuestruar prej saj gjatë vitit 2020.

Shkatërrimi i lëndës narkotike kryhet çdo janar të viti pasardhës dhe sipas analistëve të policisë helene, është edhe një barometër i punës së policisë vendase në luftën kundër narkotikëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U shkatërruan 46kg kokainë, 35 kg heroinë, 596 kg kanabis, 15 kg kanabis i pa përpunuar, 14.046 rrënjë kanabis të madhësive të ndryshme të shkulura në plantacionet vendase të kanabisit, metanfetaminë 3.7 kg, mdma 220 gram dhe 2332 kokrra si dhe 347 gramë opium.

Droga u shkatërrua me diegie në prani të prokurorit.

Bie në sy sasia e kanabisit e cila këtë vit shumë më e vogël se një vit më parë(2019 ishte afro 2.5 tonë), ndërsa ka një trend rritje prodhimi i kësaj bime narkotike në vend.

Sasi sipas analistëve të policisë greke,tashmë trafikantët preferojnë ta prodhojnë në vend kanabisin,dhe jo ta importojnë atë nga Shqipëria, për shkak edhe të masave drastike të marra prej autoriteteve shqiptare të cilat po pengojnë prodhimin në vendin tonë.

Me shqetësim vihet re rritja e sasive të drogërave të rënda, heroinës dhe kokainës, sasisa e sekuestruar e së cilave ka pësuar një rritje, ndërsa për shak të masave të Covid-19, është pakësuar përdorimi i metanfetaminës dhe mdma, pasi këto droga përdoren kryesisht prej të rinjve në klubet dhe lokalet e natës .

Autoritet thonë se kanë në duart e tyre metoda të reja të identifikimit dhe të hetimit të trafiqeve të narkotikëve, ndërsa thonë se duhet bërë edhe më shumë punë në drejtim të parandalimit të përdorimit të drogave nëpërmjet aplikimit të metodave edukative në shkolla dhe auditore.

Po ashtu edhe strukturat e pushtetit lokal, duhet të shtojnë fondet për ri-intergrimin në shoqëri të përdoruesve të drogave.

Videoja ku tregon momentet kur droga e sekuestruar digjet:

https://youtu.be/CO3ckxLBvAc

ME TE LEXUARAT