"Lajm i mirë", Manastirliu: Shqipëria në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës antiCovid përmes Covax

Politikë
"Lajm i mirë", Manastirliu: Shqipëria në dritaren e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës anti COVID përmes COVAX.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX ”, shkruan Manastirliu teksa ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të kreut të OBSH.

https://twitter.com/GManastirliu/status/1352962576964083719

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj COVID19. Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.

ME TE LEXUARAT