Kapet në Holandë “El Chapo i Azisë”, trafikanti më i njohur i drogës

Bota
Kapet në Holandë “El Chapo i Azisë”, trafikanti

Policia ne Holande ka vënë në pranga një nga personat më të shumëkërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën “El Chapo i Azisë”.

Mediat bëjnë me dije se 57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tse ishte në kerkim nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroinë and metamfetaminë, $4milionë para të thata, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.

Organizat e Kombeve të Bashkuara ka bere te ditur se karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57 vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut.

ME TE LEXUARAT