Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese e vaksinës anti-COVID

Bota
Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese e vaksinës anti-COVID

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave.

Përmes një postimi në “Facebook”, Conte deklaroi se në këtë mënyrë do të mbrohen qytetarët italianë dhe do të kërkojë që marrëveshjet të respektohen.

“Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.

Një reagim i tillë i tiji vjen në një kohë kur si Pfizer, ashtu edhe AstraZenenca kanë deklaruar se janë të detyruar të dërgojnë më pak vaksina.

ME TE LEXUARAT